Alain Delon feston sot 87-vjetorin e lindjes

Alain Delon feston sot 87-vjetorin e lindjes

Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës.

I lindur Alain Fabien Maurice Marcel Delon në Sceaux më 8 nëntor 1935, karriera e tij përfshin një hark në shumë epoka dhe shije të ndryshme në historinë franceze.

Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës dhe seks-simbolet e ekranit nga vitet 1960 dhe 1970.

 Delon mori vlerësimin e kritikëve për role në filma si “Purple Noon” në 1960, “Roço and His Brothers 1960”, “L’Eclisse” në 1962, “Leopardi” në 1963, e të tjerë.

Delon entuziazmoi me filma si “Tulipani i Zi” e “Zorro”, duke ushqyer një pasion sekret për kinemanë autor.

Gjatë karrierës së tij, Delon punoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Michelangelo Antonioni e shumë të tjerë.

Në vitin 1985, ai fitoi çmimin Cesar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Notre histoire” në 1984. Në vitin 1991, ai mori Legjionin e Nderit të Francës.

Para se të bëhej yll filmi, Delon ka bërë disa punë. Vetëm pasi u transferua në Romë, ai u afrua më shumë me botën e kinemasë derisa u bë një nga seks-simbolet më të mëdha të historisë kinematografike.

Jeta private e tij karakterizohet nga dashuri të çmendura, tetë fëmijë, pasione për kuajt e garës, boksin dhe kumarin. 

Sot Alain Delon, është bashkuar me djalin e madh Anthony dhe i ka dhuruar miqve të tij pjesën më të madhe të objekteve që simbolizonin vlerësimet që ka fituar gjatë karrierës kinematografike.

Delon ka shitur pjesën më të madhe të pasurisë, ai jeton në vetmi mes Zvicrës dhe Francës, ku ka varrosur 45 qentë e tij dhe ka përgatitur vendin, ku do të prehet për në udhëtimin e fundit dhe ku miqtë e tij mund ta vizitojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy