
Reperi Eminem është rikthyer me një surprizë në albumin e tij të dhjetë, “Music to be mudered by”. Një prej këngëve të albumit, ajo që mban titullin “Godzilla” ka thyer çdo rekord për shpejtësinë e artikulimit të tekstit.
Strofa e tretë e tekstit të këngës, në mënyrë të veçantë ka një shpejtësi të jashtëzakonshme të artikulimit të fjalëve.
Në 30 sekondat e fundit, Eminem artikulon 224 fjalë me 330 rrokje, mesatarisht 10.56 rrokje ose 7.23 fjalë në sekondë.
Genuis, një databazë e teksteve të këngëve, ka përllogaritur se kjo është performanca më e shpejtë në historinë e repit. Ajo lë pas edhe “Majesty” nga Nicki Minaj, e cila artikulon 123 rrokje dhe 85 fjalë në vetëm 12 sekonda, mesatarisht 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë në sekondë.
Me tekstin e “Godzilla”, Eminem thyen edhe rekordin e vet të mëparshëm të vitit 2013 në këngën “Rap God”, në të cilin thotë 157 rrokje ose 99 fjalë në 16.3 sekonda, mesatarisht 9.6 rrokje dhe 6.07 fjalë në sekondë.
Duke lënë mënjanë përllogaritjet matematikore të vargjeve, albumi i fundit i Eminem pritet të bëhet numri një, sipas Billboard.
"Godzilla" ka mbi 10 milionë dëgjime vetëm në YouTube. Për të ka bashkëpunuar edhe reperi nga Çikago, Juice Wrld, i cili ndërroi jetë dhjetorin e kaluar për shkak të një overdoze ilaçesh.
Për ata që njohin anglishten, teksti rekordthyes është ky më poshtë:
A hundred percent of you is a fifth of a percent of me
I’m ‘bout to fuckin’ finish you bitch, I’m unfadable
You wanna battle, I’m available, I’m blowin' up like an inflatable
I’m undebatable, I’m unavoidable, I’m unevadable



