Era Istrefi merr çmimin European Border Breaker Awards

Era Istrefi merr çmimin European Border Breaker Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim europian muzikor për artistët e rinj.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani për money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.

Më herët fitues të EBBA ishin Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin transmetimet, shitjet, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy