Ul siparin Festivali Folklorik Kombëtar/ Margariti: E përmbyllëm me një dasmë të madhe nga Shqipëria e Kosova

Ul siparin Festivali Folklorik Kombëtar/ Margariti: E përmbyllëm me një dasmë të madhe nga Shqipëria e Kosova

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës ka ulur mbrëmë siparin duke regjistruar edicionin e 11-të të tij. Për të parën herë pjesë e programit ishin edhe rreth 40 aktivitete artistike, kulturore, promovimin e vlerave të traditës të cilat gjallëruan Gjirokastrën dhe tërhoqën një numër të madh turistësh. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se përmbyllja është bërë përmes një dasmë të madhe me krushq nga Shqipëria e Kosova. "Me një dasmë të madhe, me krushq nga Shqipëria e Kosova festuam natën përmbyllëse të Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023! Ishim me mijëra, shqiptarë e turistë të huaj që kënduam e kërcyem deri vonë nën ritmet e muzikës popullore, me farfurinë e kostumeve dhe dritave të një skenografie që i dha edhe më shumë bukuri këtij festivali! Për t’u mbyllur me fishekzjarrë gëzimi dhe falënderimi për më shumë se 1200 artistë që u ngjitën në skenë dhe stafin e palodhur që organizoi edicionin XI të FFKGJ 2023!". Falë vlerave të jashtëzakonshme që përcjell për promovimin dhe ruajtjen e traditave kombëtare Ministria e Kulturës do te nisë procedurat për përfshirjen e festivalit në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale nën Mbrojtjen e UNESCO-s Në periudhën 24 qershor-1 korrik në skenën e kalasë së Argjiros u ngjitën rreth 1200 artistë popullorë nga të gjitha qarqet e vendit por edhe Diaspora. Festivali Folklorik Kombëtar u rikthye pas 8 vitesh mungese në Gjirokastër ndërkohë që edicioni i parë i tij është organizuar në vitin 1968.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy