E diplomuar në Akademinë e Arteve merret me qëndisje, Mema: Vitet e fundit, aktivitet fitimprurës (VIDEO)

E diplomuar në Akademinë e Arteve merret me qëndisje, Mema: Vitet e fundit, aktivitet fitimprurës (VIDEO)

Egla Mema e diplomuar në Akademinë e Arteve për tekstil, tregon se prej 10 vjetësh punon në qëndisje dhe se të gjitha punët e saj janë të frymëzuara nga tradita shqiptare.

Duke folur për “MCN Informacion”, rrëfeu se merret kryesisht me qëndisje me mbushje edhe pse nuk është 100% motiv tradicional, por ato bazohem te motivi dhe simbolika.

Për lëndën e parë, çdo gjë e marr nga jashtë, që nga fijet, pëlhurat, bojërat. Një pjesë mund të jenë gjermane, fijet japoneze, copat greke dhe italiane.

Me gjithë këto që thashë bëj traditën dhe kulturën tonë. Deri tani blerësit e mi kanë blerë çfarë kam bërë unë.

Nuk jam funksionuar me porosi, se gjëja që doja ishte ta çoja qëndisjen në galeri arti, ta kaloja në nivel tjetër.

Duke bërë projektin tim, normalisht do jepja një konkluzion timin. Klientët që kanë blerë produktet kanë qenë kryesisht shqiptarë.

Tre katër vitet e fundit është fitimprurës si aktivitet. Por 3-4 vitet e para nuk kam shitur asgjë, vetëm prodhoja dhe i lija.

Bëj dhe grep, dhe shtiza dhe tezgjahun, çdo gjë që ka të bëj me tekstilin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy