
Shkrimtari i mirënjohur çek Milano Kundera ka rimarrë pas 40 vjetësh nënshtetësinë çeke. Njoftimin e bëri gazeta “Pravo”.
Autori i "Lehtësia e padurueshme e qenies", emigroi në Francë në vitin 1975 nga Çekosllovakia socialiste, duke pranuar ftesën për të dhënë mësim në Universitetin e Rennes. Katër vjet më vonë, në vitin 1979, atij iu hoq çekosllovake. Në vitin 1981 atij iu dha shtetësia franceze dhe filloi të shkruajë ekskluzivisht vetëm në frëngjisht.
Dokumenti që vërteton shtetësinë e tij çeke iu dorëzua shkrimtarit nëntëdhjetëvjeçar në banesën e tij në Paris, nga ambasadori çek Petr Drulak.
Shkrimtari Kundera ka deklaruar se veprat e tij të shkruara në frëngjisht duhet të konsiderohen letërsi franceze.



