Një kufje që përkthen në kohë reale bisedat nga një gjuhë në një tjetër do të dalë sëshpejti në treg. Një aplikacion, i cili instalohet lehtësisht në smartphone, bën të mundur përkthimin në çast në një nga gjuhët që dëshirojmë (për momentitn frëngjisht, spanjisht, italisht dhe anglisht).
Pajisja quhet “werable” dhe mund të porositet që tani në faqen zyrtare të kompanisë prodhuese. Sipas themeluesit të kompanisë, Andrew Ochoa kjo kufje do të mund të arrijë tregun para vitit 2017 dhe do të kushtojë jo më shumë se 400 dollarë. Nga ana tjetër për të parë se sa impakt real do të ketë, mjafton të presim dhe pak.



