Kemi dëgjuar shumë rrena, sa s’më bën përshtypje fare të them rrena. Ku ka gjëra të vërteta.
Kështu tha aktori Herion Mustafaraj në emisionin “Bilardo” në MCN TV, duke u rrëfyer për jetën e tij në Amerikë dhe duke treguar se tashmë ka marrë për herë të tretë pasaportën amerikane.
Kam luajtur jashtë në teatër, kam luajtur me Al Pacinon. Kam luajtur dy filma me Al Pacinon, një postproduksion, një mbrapa produksionit.
Shoferi i Al Pacinos është shqiptar. Ishte shoferi i tij dhe kemi një shok Lukën në Los Angeles. I thoja kur do e takoj Al Pacinon.
Në Amerikë herën e parë që shkova, fillova si punëtor ndriçimi. Shkova nga qejfi për teatrin. Më tha regjisori çfarë bën. I thashë aktor. Bëra një Çehov me lot e me qurre.
Në vend të flisja në shqip, shaja, unë të bëj këtë atë. Ore ti je aktor më tha, futu në shfaqje direkt më tha. Bilardon e luaj për qejf, por kështu jam aktor.
Në vend që të më fusnin te llambat, më futën në skenë si aktor. Rolin e parë në teatër e kam bërë pas 6 muajsh.
Rolin e një doktori, se justifikohej në Amerikë që një aktor të ishte dhe i huaj me theks.
Shikoja aktorët amerikanë dhe më dukej sikur luanin kot. Kishin ardhur ca shqiptarë aty, se ishin shumë shqiptarë.
Lere teatrin i thashë vetes, merru me filma. Aty takova Al Pacinon.



