Panairi i Librit në Frankfurt organizohet pa publik

Panairi i Librit në Frankfurt organizohet pa publik

Rritja e numrit të rasteve të reja më koronavirus ka bërë që të ndryshohet edhe rrjedha e shume ngjarve artistike në vend.

Organizatorët e Panairit të Librit në Frankfurt ndryshuan sot një vendim të mëparshëm dhe anuluan të gjitha ngjarjet publike që do të mbaheshin këtë javë në sallën e panairit në Gjermaninë Qendrore.

Pasi morën parasysh numrat në rritje të COVID-19 në Frankfurt dhe në të gjithë Gjermaninë, organizatorët e panairit më të madh në botë të librit njoftuan se ai do të zhvillohet vetëm me moderatorët.

“Konceptet e shëndetit dhe higjienës për përdorimin e sallës së panairit të Frankfurtit u rikontrolluan disa ditë më parë nga autoritetet lokale dhe e morën miratimin, megjithatë kemi vendosur të minimizojmë rreziqet dhe të mos e hapim sallën për publikun, nga shqetësimi për shëndetin e të ftuarve tanë”, tha drejtori i panairit, Juergen Boos.

Vendimi do të ndikojë në ceremoninë e hapjes, të martën në mbrëmje, ku ishin ftuar 250 persona. Tani, ajo do të zhvillohet onine në internet.

Ngjarjet e tjera të panairit, që zgjat deri të dielën, do të transmetohen drejtpërdrejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy