TKOB çel sot sezonin e ri artistik nën tingujt e Beethoven dhe Requiem-i e fundit të Mozart

TKOB çel sot sezonin e ri artistik nën tingujt e Beethoven dhe Requiem-i e fundit të Mozart

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të çelë sonte zyrtarisht sezonin e ri artistik, nën tingujt e dy prej gjigantëve të kompozimit botëror, siç janë Beethoven dhe Mozart.

Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it do të inaugurojnë çeljen e një sezoni të ndritshëm artistik!

Dy kryeveprat e muzikës klasike nga dy kompozitorët me ndikim të jashtëzakonshëm në artin klasik do të përshëndesin publikun shqiptar në këtë fillim sezoni, me nisje më 14 shtator.

Choral Fantasy njihet si një ndër kompozimet më të bukura të Beethoven, që i ka paraprirë Simfonisë no.9. Ndërsa Requiem-i i Mozart-it, kompozimi i tij i fundit, na fut në një tjetër mister të radhës.

Me pjesëmarrjen e virtuozit në piano, Ivo Gjika, solistëve, korit dhe orkestrës së TKOB-së, nën dirigjimin e maestros fort të dashur për publikun, Jacopo Sipari di Pescasseroli, Opera hap kështu dyert sot si dhe një horizont të ri artistik për audiencën.

Kësisoj shfaqjet do të interpretohen në datat 14 dhe 15 shtator në Teatrin e Operës dhe Baletit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy