Aktori britanik Jeremy Irons do të jetë presidenti i jurisë së “Berlinale 2020”. Njoftimin e bënë zëdhënësit e festivalit.
"Jam shumë i lumtur me këtë detyrë. Ndihem i nderuar që jam president i jurisë së festivalit të Berlinit, një festival që e kam admiruar prej kohësh dhe në të cilin gjithmonë kam marrë pjesë me kënaqësi", është shprehur aktori.
Emërimi i Irons u bë nga Carlo Chatrian, drejtori i ri i Berlinale.
"Figurat ikonike që ka interpretuar Jeremy Irons dhe stili i tij të pangatërrueshëm më shoqëruan në rrugëtimin tim në kinema dhe vunë përpara syve të mi kompleksitetin e natyrës njerëzore. Unë e admiroj Jeremy Irons si njeri dhe si artist dhe jam krenar që jam në gjendje ta përshëndes si President i edicionit të 70-të të Berlinales”, theksoi Chatrian.



