Producenti Jeris Kaso, është një emër i ri dhe i suksesshëm në muzikë, i cili ka realizuar shumë hite të njohura dhe është producent i një pjese të mirë të artistëve në Kënga Magjike.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai zbuloi se këtë javë do të dalë dhe këngëtarja e fundit dhe se bashkë me të shkon në 7 numri i këngëtarëve që mbajnë produktet e tij në Kënga Magjike.
Ai përmendi gjithashtu se ka punuar materialet e Ronela Hajatit, Eneda Tarifës, Frank, Dilan Rekës etj.
Qëllimi im është të përfaqësohem sa më mirë, të jem vetë i kënaqur. Herë i kam zgjedhur këngëtarët dhe herë më zgjedhin.
Kënga Magjike është event që gjithmonë ka pasur impakt në muzikën shqiptare, ndodhi rastësisht që çova kaq materiale.
Kam qenë i mbyllur në laborator dhe i nxora. Kam nisur rrugën e muzikës që në moshën 6-vjeçare, kam studiuar muzikë.
Kam zbuluar që ky është pasioni im dhe kjo është ajo që dua të bëj në jetë.
Kënga e Mato Lales, ka qenë shumë virale, por javës tjetër do të nxjerrim diçka edhe më të fortë akoma, shpresoj që të ecë mirë dhe ajo.
Kam bërë shumë materiale me Mato Lale, shumica ka rezultuar hite.
Idenë e Reiz Çiços e kemi diskutuar të gjithë bashkë në studio. Në video dhe Reizi ka pasur dorën e vetë.
Ka ardhur koha që në kohën e sotme, muzika nuk po shitet vetëm për muzikën, është i gjithë produkti që shitet.
Kam një vit e gjysmë që po punoj me Mato Lalen, na prezantoi një miku ynë.
Unë i tregova disa materiale, ai i pëlqeu. Bashkëpunimi me Ronelën është fantastik, jam duke bërë disa materiale të tjera dhe jam shumë i kënaqur.
Kemi shumë plane dhe gjëra të bukura do të vijnë. Ronela është artiste që prodhon vetë, ka ide të veta, në melodi dhe tekst.
Është shumë tip, bashkëpunuese. Dilan Reka mendoj se ka rrugë mjaft të gjatë.
Kontrata me Universal Music dhe një studio në Itali, kam artistë me emër në Itali.
Jam duke bërë materiale dhe besoj se publikohen së afërmi. Po u fute diku, puna të sjell punën.



