Marrëveshja MK-AADF/ Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s

Marrëveshja MK-AADF/ Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s

 Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh nisin rrugëtimin drejt regjistrimit në UNESCO-s.

 

Ministrisë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) , kanë firmosur sot marrëveshjen e cila synon përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve të nominimit për katër elementë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar: Dollinë, Qeleshen, Festivalin Folklorik të Gjirokastrës dhe Motin e Madh.

 

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të prezencës së Shqipërisë në UNESCO dhe të ndërkombëtarizimit të trashëgimisë sonë jomateriale. 

 

Përmes këtij bashkëpunimi synohet një proces i mirëstrukturuar dhe i mbështetur në ekspertizë profesionale, dokumentim cilësor dhe standarde ndërkombëtare.

 

Marrëveshja pasqyron gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë strategjikë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar konkretisht në ruajtjen e vlerave identitare dhe në rritjen e potencialit kulturor e turistik të vendit.

 

Bashkëpunimi me AADF vjen në vijim të partneritetit të suksesshëm që rezultoi me përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO të katër elementeve të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale: Xhubleta, Transhumanca, Kërcimi i Tropojës dhe Dijebërja e Lahutës.

 

Kjo paketë e dytë do të përfshijë elementë të cilat janë tashmë pjesë e regjistrit kombëtar të trashëgimisë jomateriale dhe gëzojnë të gjitha karakteristikat për t’u përfshirë në këtë proces në përputhje të plotë me kërkesat teknike të UNESCO-s për nominim.

-Dollia – riti i mikpritjes shqiptare – për Listën Përfaqësuese;

-Dija dhe tradita e mbajtjes së plisit – për Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente;

-Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës – për Regjistrin e Praktikave më të Mira të Ruajtjes;

-Ritualet e pranverës – Moti i Madh – për Listën Përfaqësuese, si nominim shumëpalësh me Italinë.

 

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, AADF do të mbështesë procesin financiarisht me një fond prej 350,000 USD të dedikuar për fazën kërkimore dhe përgatitjen e  të gjithë elementëve të dosjeve përmes angazhimit të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy