
Katalogu i plotë i karrierës solo të Mick Jagger-it tashmë do të publikohet në vinil. Katër disqet e tij, “She's The Boss” (1985), “Primitive Cool” (1987), “Wandering Spirit” (1993) and “Goddess In The Doorway” (2001), të publikuar ndërmjet viteve 1985 dhe 2001, do të dalin në vinil 180 gramë më 6 dhjetor.
Këto katër disqe demonstrojnë krijimtarinë solo të artistit, liderin e grupit “Rolling Stones” dhe nxjerrin në pah paletën artistike të një këngëtari rok që pati ndikim të padiskutueshëm në këngëtarë të panumërt të muzikës rok.
Albumet e tij janë rimasterizuar së fundmi nga kasetat origjinale analoge nga Miles Showell në “Abbey Road Studios” në Londër. I njëjti proces rimasterizimi audio me definicion të lartë u përdor për përmbledhjen e grupit "The Rolling Stones, Studio Albums Vinyl Collection, 1971 - 2016".
Jagger publikoi disa projekte në emrin e tij në fillim të karrierës së tij, por ishte "She's The Boss" më 1985 që hapi zyrtarisht karrierën e tij solo. /Ansa/



