
Ti mund ta dëshmosh natyrën, ashtu si bënë edhe mijëra e mijëra qytetarë nëpër botë, të cilët, tri ditë rresht, u bashkuan për këtë qëllim.
Në vitin 2016, Muzeu i Historisë Natyrore të Los-Anxhelesit dhe Akademia e Shkencave të Kalifornisë nisën një garë midis dy qyteteve. Qëllimi ishte të përfshiheshin qytetarët në dokumentimin e natyrës për të ndihmuar në kuptimin e biodiversitetit urban rreth tyre.
Rivaliteti miqësor mes Los-Anxhelesit dhe San-Franciskos inkurajoi shumë njerëz që të marrin pjesë në garë dhe të përdorin kamerat dhe smartphone-ët për vëzhgime të natyrës së egër.
Gara e Natyrës së Qytetit (City Nature Challenge) u bë kombëtare më 2017 dhe ndërkombëtare më 2018. Vitin e shkuar rreth 70 qytete nëpër botë morën pjesë në të.
Në të morën pjesë 17,000 vetë, u bënë më shumë se 441,000 vëzhgime dhe u fotografuan 8,600 lloje. Ndër llojet e fotografuara, 599 prej tyre qenë të rralla, të rrezikuara dhe të kërcënuara.
Gara e Natyrës së Qytetit përfshiu rreth 150 qytete. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/



