
Autoritetet vietnameze kanë tërhequr nga teatrot filmin e animuar "Abominable", një bashkëprodhim i përbashkët i studios ameriakne “DreamWorks” dhe një studio kineze, për shkak të një skene nga filmi në të cilin shfaqet një hartë e Detit të Kinës së Jugut me "nëntë linjat" të hartuar nga Kina, e cila pretendon pothuajse të gjithë hapësirën detare të diskutueshme midis vendeve të ndryshme, përfshirë Vietnamin. Që nga korriku i kaluar, kur një anije kineze hyri në atë që Vietnami e konsideron si ujërat e saj territorial, për të eksploruar burimet e mundshme të hidrokarbureve, mosmarrëveshja me Kinën është bërë përsëri një temë e nxehtë në vend. Ky është vetëm një nga episodet më të fundit në një mosmarrëveshje që ka vazhduar për dekada dhe është përforcuar vitet e fundit, pasi Kina këmbëngul në manifestimin e pranisë së saj në Detin e Kinës së Jugut, madje edhe me ndërtimin e instalimeve ushtarake në disa ishuj të diskutueshëm.



