127 vite më parë u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

 127 vite më parë u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Më 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Sipas Radio Vatikanit, ky botim ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.

Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.

“Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë (vëllezërit Frashëri), katolikë (Vasa) dhe ortodoksë (Vreto), të cilët u prinë nga ideali i atdhedashurisë.

Kjo vepër me vlera të larmishme, është themelehedhëse e procesit ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare.

Alfabetarja iu dhurua Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili dinte të fliste shqip.

Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine, alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite të gjithë ata që shkruajnë shqip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy