Piktura e humbur e Lowry del në shitje pas 70 vjetësh

Piktura e humbur e Lowry del në shitje pas 70 vjetësh

Një pikturë e piktorit anglez L. S. Lowry, që i humbi botës së artit për më shumë se shtatë dekada, sapo është zbuluar.

Vepra e vitit 1943, me titull “The Mill, Pendlebury", përshkruan punëtorët që shijojnë një ditë pushimi dhe fëmijët që luajnë kriket.

"Nuk ka të dhëna për të, ne thjesht nuk e dinim se ekzistonte", tha eksperti britanik i artit Nick Orchard i shtëpisë së ankandit “Christie” në Londër.

Piktura, që pritet të vlerësohet nga 700 000 deri në 1 milion paund kur të dalë në shitje muajin tjetër, gjendej në SHBA, në pronësi të studiuesit Leonard D. Hamilton, i cili vdiq në fillim të këtij viti.

Lowry ua dha pikturën prindërve të z. Hamilton më shumë se 70 vjet më pare. Çifti më vonë ia dha djalit të tyre. Z. Hamilton, i cili luajti një rol kryesor në zbulimin e strukturës së ADN-së, më vonë u transferua në Nju-Jork.

Në fillim të këtij viti, vepra e Lowry-it e vitit 1938 “Një Ndeshje Kriketi” u shit për gati 1.2 milionë në ankand.

Lindur në vitin 1887, Laurence Stephen Lowry fitoi famë për përshkrimet e tij në dukje të thjeshta të jetës së klasës punëtore në pjesët industriale të Anglisë Veriore. Vdiq në 1976. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy