100-vjetori i lindjes së Martin Camaj/  Katedra albanologjike në Mynih dhe QKLL do të prodhojnë audiolibra me veprat poetike

100-vjetori i lindjes së Martin Camaj/ Katedra albanologjike në Mynih dhe QKLL do të prodhojnë audiolibra me veprat poetike

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së poetit dhe studiuesit të njohur Martin Camaj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), në bashkëpunim me Katedrën e Albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilians të Mynihut, do të realizojnë prodhimin e audiolibrave me veprat e tij poetike.

Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të "Vitit të Martin Camaj", i cili është shpallur nga Katedra e Albanologjisë në Mynih për vitin 2025, në nder të figurës së rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Audiolibrat synojnë të sjellin më afër veprën e Camajt tek publiku i gjerë, duke e bërë atë të dëgjueshme nëpërmjet një formati modern dhe të aksesueshëm, si dhe të promovojnë trashëgiminë letrare shqipe në nivel ndërkombëtar.

Për herë të parë, katedra e Albanologjisë në Mynih në universitetin Ludëig-Maximilians drejtohet nga një grua, znj. Enkeleida Kapia, pas viteve të tëra që u drejtua nga zoti Bardhyl Demiraj.
Enkeleia Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë në Mynih në universitetin elitar Ludwig-Maximilians, e pranishme sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e vlerësoi figurën dhe kontributin e Martin Camaj në kulturën shqiptare. 

Martin Camaj vlerësohet si njëri ndër krijuesit më të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ndaj me këto audiobooks synohet që të përcohet gjithcka që ai la pas edhe te brezat e rinj.

 Në këto audiobooks synohet që të marrin pjesë zëra të rinj për të lexuar pjesë poetike nga Martin Camaj. 

Po ashtu një kërkesë e vecantë do t’i bëhet edhe bashkëshortes së tij, Erika Camaj që të lexojë një pjesë të poezive të Camaj. 

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih do të organizojnë edhe një simpozium të veçantë ku do të referojnë personalitete të fushës së letërsisë e albanologjisë, studiues, pedagogë etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy