Kujtohet në përvjetorin e lindjes atdhetari Mihal Grameno

Kujtohet në përvjetorin e lindjes atdhetari Mihal Grameno

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot lindjen e atdhetarit të shquar Mihal Grameno (Korçë, 13 janar 1871 - 5 shkurt 1931). 

Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike. Mihal Grameno lindi në Janar të vitit 1871 në Korçë.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”.

Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar.

Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike.

Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë.

Kështu përmendim novelat e tij "Oxhaku" (1909), "E puthura" dhe “Varri i Pagëzimit”. Ai shkroi dy veprat: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën historike "Vdekja e Pirros" (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926). Vdiq në Korçë më Shkurt 1931.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy