
Elios Shuli është një nga tekstshkruesit më të mirë në tregun muzikor aktual. I ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ai shprehu krenarinë për punën e tij dhe faktin se ‘Kënga Magjike’ i ofroi mundësinë e një eksperiencë të jashtëzakonshme, me shtatë tekste këngësh që morën pjesë në këtë festival.
Eksperienca në ‘Kënga Magjike’ ishte shumë e rëndësishme për të, pasi ka shkruar shumë tekste për këtë festival, që ka pasur një ndikim të madh në karrierën e tij.
Kënga Magjike më ka ushqyer që kur isha fëmijë, unë koleksionoj muzikë, i njoh të gjitha këngët e ‘Këngës Magjike’ dhe i kam ndjekur të gjitha këto vite,.
Puna ime shtrihet edhe në radio dhe teatër, dhe e konsideron këtë përvojë si pjesë të formimit tim si artist. Kur kam filluar të shkruajë këngë për ‘Këngën Magjike’ ishte pas një periudhe të gjatë që kam kaluar duke mësuar dhe zhvilluar stilin tim të veçantë.
Këngët që kam shkruar janë shumë të veçanta përfshirë këngën për Irma Libohovën, të cilën e konsideroj poetike dhe dramatike. Poshtu kam bashkëpunuar ngushtë me artistin Darko Dimitrov, pasi them se stili i tij muzikor është i afërt me timin, ai është një nga hitmaker-at më të njohur të Ballkanit.
Shuli po ashtu ndan disa mendime mbi industrinë muzikore dhe sfidat që ka kaluar. Ai kujton se ka pasur shumë dyer që janë mbyllur në fillim të karrierës, por gjithashtu ka punuar shumë për të fituar vendin e tij në këtë industri.
Normalisht ka pasur shumë dyer që janë mbyllur në fillim të karrierës, por gjithashtu kam punuar shumë për të fituar vendin tim në këtë industri.
Kam marrë pjesë në audicione, kam shfaqur këngë dhe kam punuar në radio. Industria muzikore është e vështirë dhe kërkon shumë përpjekje.
Them se kostoja e prodhimit të një këngëje është e lartë, duke përmendur se shpesh një performancë mund të ketë kosto që kalojnë 10 mijë euro, duke përfshirë veshjet, grimin, rekuizitat dhe prodhimin.
Megjithatë, jam i kënaqur me punën që bëj dhe kam shumë për të ofruar në të ardhmen, duke u bërë një nga tekstshkruesit më të suksesshëm të muzikës shqiptare.
Bile njëherë Pirro Çako më ka thënë që më ke zëvendësuar, teksa dikur sillja tha ai nga 10 tekste këngësh, sot je ti me tha ai, dhe e çmoj shumë këtë vlerësim që të vazhdoj përpara.



