Monumenti i parë i dështimit

Monumenti i parë i dështimit

Disa ditë më parë, artisti vizual Pleurad Xhafa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” montoi mbi një trung peme të prerë dhe të braktisur një pllakadë bronxi me mbishkrimin “Monument për Dështimin”. Bëhet fjalë për një monument atipik që ndodhet vetëm pak metra larg zyrave të Kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit.

 

Në pllakadën ngjyrë ari Xhafa ka incizuar fjalët:

 

MONUMENT PËR DËSHTIMIN

Në datën 25 shtator të vitit 2013 Gjykata e Lartë e Shqipërisë e cilësoi shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec një aksident teknologjik. Për 26 personat të cilët humbën jetën gjatë shpërthimit nuk pati të dënuar.

 

Vetë artisti ka shpjeguar pë TemA TV se bëhet fjalë për një monument përkujtimor mbi një nga rastet më flagrante të dështimit të drejtësisë shqiptare, shpërthimi në Gërdec i vitit 2008 dhe se për të realizuar këtë monument nuk i është dashur të marrë leje gjëkundi, pasi është thjesht një dhuratë. Një dhuratë që nuk mund të vi në një ditë përkujtimore por pikërisht tani që drejtësia është më shumë se kurrë në retorikën politike të vendit.

 

Duhet shtuar dhe se elementi që e bën më të veçantë këtë monument është fakti se bëhet fjalë për një vepër të parë të llojit të sajë që i dedikohet fenomenit të dështimit dhe rivitalizimi simbolik që Xhafa i bën një nga shumë metrave katrorë të braktisura të qytetit.

 

Pavarësisht sfidës që Xhafa i shpall me këtë monument rutinës të së drejtës në Shqipëri, kamerat tona vizituan për disa çaste vendin ku ndodhet përgjatë bulevardit për të vëzhguar impaktin qytetar. Gati duket sikur artisti këtë rradhë ka gjetur metaforën e duhur. Ato pak centimetra indiferencë nga ku ngrihet mbi tokë ky monument fshehin rrënjët e thella të harresës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy