Në Muzeun Historik Kombëtar hapet ekspozita “Ne jemi heronjtë tanë”

Në Muzeun Historik Kombëtar hapet ekspozita “Ne jemi heronjtë tanë”

Në Muzeun  Historik Kombëtar në Tiranë do të hapet sot ekspozita “STREETART” e titulluar “Ne jemi heronjtë tanë” e artistit grek Same84.

Në këtë ekspozitë artisti grek Same84 prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike.

Titulli i ekspozitës “Ne jemi heronjtë tanë”, i referohet pikërisht asaj që përmend titulli.

Siç shprehet artisti, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt.

Ekspozita e Same84 është pjesë e aktiviteteve për Kryeqytetin Rinor Evropian nën kujdesin e Kyriakos Iosifidis (UrbanAct) dhe Helidon Halitit, dhe mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës greke në Tiranë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri më 21 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy