Orkestra Simfonike e Shkodrës nis përzgjedhjen për instrumentistët e rinj

Orkestra Simfonike e Shkodrës nis përzgjedhjen për instrumentistët e rinj

Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me nisjen e konkursit për instrumentistët e kësaj orkestre, simbol i traditës muzikore të qytetit.

Sië raporton korrespondentja e MCN nga Shkodra, komisioni i përzgjedhur nga Bashkia Shkodër, i kryesuar nga dirigjenti Jetmir Barbullushi, ka dëgjuar të gjithë aplikantët, të cilët do të përzgjidhen bazuar në vlerësimet e këtij komisioni.

Sipas dirigjentit Jetmir Barbullushi, konkurrimet janë një mundësi për të evidentuar talente të reja që mund të bëhen pjesë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës.

Ai thekson se procesi bazohet mbi transparencë dhe profesionalizëm, duke hedhur poshtë çdo aludim lidhur me konkursin.

Kjo iniciativë, e cila përfaqëson një proces të ri për këtë formacion muzikor, ka marrë mbështetjen e kryebashkiakut Benet Beci.

Formacioni i Orkestrës Frymore është një prej vlerave të veçanta artistike dhe unikale të Shkodrës, me fillesa që datojnë në vitin 1876.

 Për një periudhë të gjatë, ky formacion ka qenë nën drejtimin mjeshtëror të Kujtim Alisë dhe ka qenë pjesë e eventeve kryesore kulturore të bashkisë.

Formacioni i Orkestrës Simfonike të Shkodrës, i themeluar në vitin 1952, prej 32 vitesh vazhdon të jetë një pjesë integrale e eventeve kulturore të nivelit më të lartë që zhvillohen në qytet.

Ky formacion mbetet një pasuri e çmuar për trashëgiminë artistike të Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy