
Legjendarët Guns N ‘Roses vijnë në Europë. Ata që adhurojnë grupin amerikan hard rock mund t’i shohin nga afër në Milano, më 10 korrik 2022. Koncerti do të mbahet në stadiumin “San Siro”. Banda e Axl Rose, Slash dhe Duff McKagan iu rikthyer performancave live pas ribashkimit në vitin 2016 me "Not in This Lifetime Tour". Ai turne shiti mbi 5 milion e gjysmë bileta, duke e bërë atë turneun e tretë me arkëtimet më të mëdha të të gjitha kohërave.
Vetë grupi ka njoftuar se Milano është mes disa ndalesave në Europë.
Hej Gunners, për fat të keq ne duhet t'ju kërkojmë edhe një herë që të keni durim. Turi ynë evropian është planifikuar për në vitin 2022, por me shtimin e datave të reja dhe Gary Clark Jr si mysafir special. Turneu do të fillojë në Lisbonë, Portugali në 4 Qershor 2022, me data të reja në Norvegji, Republikën Çeke, Poloni, Holandë dhe Itali. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj në këto kohë të papara. Ka dritë në fund të tunelit dhe ne shpresojmë që të kthehemi në skenë deri në fund të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, Australi, Zelandën e Re dhe vitin e ardhshëm në Evropë dhe më gjerë.
Në Itali, biletat për koncertin e Guns në “San Siro” do të dalin në shitje nga e premtja 9 prill në orën 10:00.



