
Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.
Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.
Më 17 dhjetor 1999, në Rezolutën e saj 54/120, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rekomandimin e bërë nga Konferenca Botërore e Ministrave Përgjegjës për Rininë (Lisbonë, 8-12 gusht 1998) që 12 Gushti të shpallet Dita Ndërkombëtare e Rinisë.
Çdo vit, Kombet e Bashkuara vendosin një temë që është e rëndësishme për të gjitha komunitetet globale dhe qytetarët.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë është menduar si një mundësi ku qeveritë dhe aktorët e tjerë t’i kushtojmë më shumë vëmendje çështjeve të rinisë në mbarë botën.
Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në botë organizohen nga shoqata dhe organizata rinore dhe institucione të ndryshme aktivitete të larmishme, si koncerte, ngjarje kulturore e sportive, ku marrin pjesë të rinj, prindërit e tyre, përfaqësues të institucioneve në nivel vendor e qendror, etj.



