Video/ Në studion e karikaturistit Endri Beqo: Për Covid, vajzat dhe politikën

Video/ Në studion e karikaturistit Endri Beqo: Për Covid, vajzat dhe politikën

Kjo është studioja e një karikaturisti. Nuk duhet luks, as teknologji, mjaftojnë disa mjete të thjeshta: laps, letër dhe pajisja për t’i dhënë formë baltës, në një hapësirë të vogël. Endri Beqo është djali që prej më shumë se 16 vitesh i shndërron mendimet dhe këndvështrimin e tij për fenomene aktuale në karikaturë apo skulpturë.

Për Covid idetë e tij e parë u konkretizua me këtë punim ‘Corona game’, ku të infektuarit në Shqipëri ishin të pakët, më tej vijoi me karantinën, stresin e mësimit online dhe puna e tij e fundit në këtë 1 vit pandemi akoma nuk ka përfunduar.

Idetë nuk lindin vetëm brenda këtyre katër mureve, por kudo që mund të jetë, qoftë edhe gjatë një bisede në kafene me shoqërinë.

Gjatë intervistës për MCN TV ai thotë se mund të arrijë botën gjithkujt, duke ditur qoftë edhe një detaj, profesionin. 

Por ka raste që punën ia diktojnë edhe klientët dhe përgjithësisht janë vajzat, nga kompleksi për të qenë perfektë.

Endri tregon se i duhet nga 6 orë për të realizuar karakterin në 4 deri 5 ditë punë për rezultatin përfundimtar të një skulpture. Klientët e tij janë njerëz të zakonshëm që i shkruajnë për një dhuratë për partnerin, shefin apo miqtë, por ka marrë porosi edhe nga personazh publikë, këngëtarë apo politikanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy