50-vjetori i largimit nga jeta/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë kushtuar Ernest Koliqit

50-vjetori i largimit nga jeta/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë kushtuar Ernest Koliqit

Në kuadër të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të studiuesit dhe intelektualit shqiptar Ernest Koliqi, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur ekspozitën "In Memoriam 1901-1975", e cila përkujton jetën dhe krijimtarinë e tij.

Ekspozita është një nderim për veprën e madhe të Koliqit, që ka kontribuar në letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke u shndërruar në një nga shkrimtarët më të shquar të periudhës së tij.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përmes kësaj ekspozite solli në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të zenitit të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Ekspozita, e hapur në katin I të Bibliotekës Kombëtare, përfshin botimet e para të Koliqit, përkthime, ese, publicistikë, poetikë dhe shkrime nga revista periodike "Shêjzat", që ai drejtoi.

Kjo ekspozitë sjell në vëmendje figurën e Koliqit si poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg dhe albanolog, dhe nderon kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e letërsisë moderne shqiptare.

Ernest Koliqi lindi më 20 maj 1903 në Shkodër.

Ai ishte një nga themeluesit e tregimit modern shqiptar, me veprat e tij të njohura si Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935), dhe Pasqyrat e Narçizit (1936).

Pas Luftës së Dytë Botërore, Koliqi jetoi në Romë, ku drejtoi revistën "Shejzat" dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, duke kontribuar në krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte përkthimi i "Lahutës së Malcis" në italisht, duke e bërë këtë vepër të njohur ndërkombëtarisht.

 Ernest Koliqi u nda nga jeta më 15 janar të vitit 1975 në Romë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy