102 vjetori i lindjes/ Përkujtohet kompozitorja e parë Dhora Leka

102 vjetori i lindjes/ Përkujtohet kompozitorja e parë Dhora Leka

Në vitin e 102-vjetorit të lindjes, është përkujtuar në mjediset e Muzeut të Forcave të Armatosura një nga figurat e shquara të kulturës dhe artit shqiptar, kompozitorja Dhora Leka.

Për të kujtuar veprën e saj, akademiku Vasil Tole, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, publikuan librin me titull: “Dhora Leka, kompozitorja e parë”.

Tole në fjalën e tij vlerësoi se “Dhora Leka është një kompozitore që bëri histori dhe ky studim i detajuar na tregon se çdo hap i saj ka qenë një sfidë ndaj vështirësive të kohës, duke arritur të krijojë vepra që sot janë pjesë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.”

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, tha se, “Dhora Leka është një nga ata emra që nuk mund të harrohen, sepse kontributi i saj i shquar ka kaluar përtej kufijve të Shqipërisë dhe ka ndikuar në formimin e identitetit tonë kombëtar”.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm familjarë, akademikë dhe njerëz që e kanë studiuar figurën e saj, si prof. doc. Zana Shuteriqi, që e risolli atë më të gjallë se kurrë.

Dhora Leka, e cila në vitet 1935-40 të shekullit të kaluar kishte studiuar muzikë dhe luante bukur në piano, u lidh në qytetin e Korçës me grupet antifashiste dhe u angazhua familjarisht në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në vitet 1942-44, Dhora Leka kompozoi këngët partizane (asaj i përkasin gati 50% e këtyre këngëve), ndërsa në vitet e regjimit komunist ajo u arrestua dhe më pas u burgos dhe u internua. Mbas viteve 1990, Dhora Leka megjithëse e moshuar ndjeu respektin për veprën e saj në vitet e Luftës.

Të vlerësuara edhe në forume ndërkombëtare, “Këngët e rezistencës” të krijuara nga Dhora Leka kanë një cilësi të lartë krijuese dhe janë konsideruar si kompozime autentike dhe me vlera të mirëfillta artistike, që i kanë rezistuar kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy