Diskutime mbi veprën e poetit të Ukrainës, Taras Shevçenko/ Shkurov: Arti dhe kultura ndikojnë në marrëdhënien e popujve

Diskutime mbi veprën e poetit të Ukrainës, Taras Shevçenko/ Shkurov: Arti dhe kultura ndikojnë në marrëdhënien e popujve

  Ambasadori i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ishte i ftuar special i Klubit letrar Shtëpia Studio Kadare për të diskutuar mbi veprën e poetit kombëtar të Ukrainës, Taras Shevçenko.

Rrobat e leckosura dhe të pluhurosura nga marshimet e gjata mes stepave të pafundme të tokave gogoliane të Ukrainës, mjekra dhe flokët e shpupuritura, nga erërat e kamxhikve (porsi kamxhikët e kozakëve të Donit) dhe dielli përcëllues i Lindjes tartare-këto qenë rrethanat në të cilat ushtari dhe ekonomisti Mitrush Kuteli pati kontaktin e parë me popujt sllavë dhe kulturën e tyre, të cilën në mënyrë krejt rastësore, ai do ta materializonte në përkthimet e tij që do të mahnisnin edhe vetë profesorët dhe studiuesit e veprave klasike dhe do të tregonin se edhe ne kohët më të errëta arti, mund t’i bashkojë popujt me magjinë e fjalës, ndjesive dhe emocioneve që vetëm arti mund ti lind në shprtrat njerëzor.

Me këto fjalë nisi dhe diskutimi mbi veprën e poetit kombëtar të Ukrainës, Taras Shevçenko, me ambasadorin e Republikës së Urkrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov-si një i ftuar special i Klubit letrar Shtëpia Studio Kadare.

Ambasadori Shkurov theksoi rëndësinë që arti dhe kultura ndikojnë në marrëdhënien e popujve.

Midis dhimbjes së asaj që po ndodh në Ukrainë dhe gëzimit për atmosferën që gjeti këtu, çka i kujtonte edhe ditët kur jepte mësime në auditorët e universiteteve, pikërisht lëndën e letërsisë, ambasadori Volodymyr Shkurov shprehu surprizën e një mikpritje që nuk e kishte menduar kurrë!

“Klubi i Librit Kadare” shprehu gatishmërinë se e gjithë hapësira dhe anëtarët e klubit janë në dispozicion të të rinjve ukrainas dhe jo vetëm për çfarëdo lloj aktiviteti të natyrave socio-kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy