
Me qëllim të evidentimit të monumenteve në Parkun Arkeologjik Antigones kanë nisur punimet shkencore nga ekipi i përbashkët i studiuesve shqiptaro-italian.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila konfirmon se projekti synon poashtu edhe krijimin e një harte të qartë të qytetit antik.
Një skuadër shqiptaro-italiane arkeologësh e studiuesish po kryen kërkime shkencore në zonën e Agorasë në Parkun Arkeologjik Antigone, Adrianopol.
Projekti, i cili po kryhet si një bashkëpunim i Universitetit të Macerata-s dhe Institutit të Arkeologjisë, synon krijimin e një harte të qartë të qytetit antik dhe krijimin e një brezi mbrojtës nga zjarri në Antigone.



