Baritoni i famshëm shqiptar, Gëzim Myshketa, rikthehet në qytetin e tij të lindjes pas 12 vitesh me një koncert recital madhështor në Amfiteatrin e Qytetit Antik të Durrësit.

Ai do të interpretojë një përzgjedhje këngësh shqiptare dhe pjesë të njohura ndërkombëtare.



