116 vjet nga Kongresi i Elbasanit, ngjarja që i hapi rrugën arsimit në gjuhën shqipe

116 vjet nga Kongresi i Elbasanit, ngjarja që i hapi rrugën arsimit në gjuhën shqipe

Si sot, më 2 shtator 1909, nisi në qytetin e Elbasanit një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare- Kongresi i Elbasanit, i njohur gjithashtu si ‘Kongresi i Shkollave Shqipe’.

Kongresi u zhvillua nga data 2 deri më 9 shtator 1909, dhe mblodhi në Elbasan 35 delegatë nga 28 klube e shoqëri patriotike, si brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqiptare.

Mes pjesëmarrësve ishin figura të shquara të lëvizjes kombëtare dhe të arsimit shqiptar, si Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj dhe Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, e shumë të tjerë.

Kongresi hartoi një program arsimor dhe kulturor që kishte për qëllim njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në sistemin arsimor, përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën amtare dhe ngritjen e një shkolle të mesme në Elbasan, që më vonë u realizua me themelimin e Normales së Elbasanit, shkolla e parë kombëtare për përgatitjen e mësuesve shqiptarë.

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

Ky kongres shënoi një hap vendimtar në konsolidimin e identitetit kombëtar përmes arsimit dhe mbetet një pikë referimi në historinë e kulturës shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy