
Sheshi “Gjergji Kastrioti” i qytetit të Lezhës për të shtatin vit radhazi organizon aktivitetin muzikor “Festë n’shpi”.
“Festë n’shpi” është aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Lezhës, ku përgjatë dy javëve të para të gushtit artistë të shumtë do të ngjiten në skenë për të dhuruar spektakël për të pranishmit, duke e kthyer Lezhën në qendrën festive të verës.
I konceptuar si një event që bashkon banorët, emigrantët e kthyer në vendlindje, por edhe turistët e shumtë nën një atmosferë festive “Festë n’shpi”, që gjallëron çdo natë mbrëmjet në Lezhë.
‘Festa n’shpi’ do të kulmojë më 15 gusht, Ditën e Shtegtarit, e cila do t’u dedikohet tërësisht emigrantëve.



