Një natë plot emocione dhe të papritura ishte ajo e çmimeve Bafta në Royal Festival Hall në Londër.
Yjet e ekranit u mblodhën për të festuar sërish mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që edhe çmimet dhe nominimet ishin të shumta.
Sarah Lancashire (Lankashë) mori çmimin e aktores kryesore për rolin e saj si rreshterja Catherine Caweood (kathërin keiud) në “Happy Valley”, një prodhim i BBC.
Faleminderit BAFTA! Është një nder. Faleminderit! Dua që të njihet puna e kolegëve të mi të nominuar dhe puna e tyre e jashtëzakonshme. Faleminderit Sally Wainëright. Do të të jem përherë mirënjohëse për këtë mundësi.
Ndihem shumë e privilegjuar që kam qenë e rrethuar nga bashkëpunëtorë dhe aktorë brilantë dhe dua të falenderoj secilin prej jush.
Ashtu siç nuk pritej, “The Crown” nuk mori asnjë çmim edhe pse kryesonte nominimet së bashku me “Black Mirror”.
Elizabeth Debicki ishte një ndër favoritet për të fituar çmimin për Aktoren më të mirë dytësore për portretizimin e Princeshës Diana, por çmimi shkoi për Jasmine Jobson për interpretimin e saj në “Top Boy”.
Timothy Spall fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në “The Sixth Commandment”, së bashku me Mattheë Macfadyen (Mathju Mekfadjen), i cili u vlerësua si aktori më i mirë dytësor për rolin e tij në serialin jashtëzakonisht të popullarizuar “Succession”, edhe pse nuk ishte aty personalisht për të marrë çmimin.
Çmimet televizive Bafta apo “British Academy Television Aëards” shënuan këtë të diel edicionin e tyre të 70-të. Ato prezantohen çdo vit në një spektakël që mbahet që nga viti 1955.



