
Në kohën kur prej një muaji Ukraina po përballet me agresionin rus, Tirana ka gjetur mënyrën për tu solidarizuar dhe ofruar mbështetjen me populli ukrainas, përmes disa muraleve në qytet.
Në njërën nga muralet më të re, është pikturuar një i ri me simbolet e flamurit ukrainas teksa gjuan me llastiqe, po në vend të gurit, artisti në mënyrë simbolike ka vendosur trëndafil, duke përcjellë mesazhin e paqes.
Ndërkohë, pas emërtimit të rrugës “Ukraina e lirë” dhe vendosjes së flamujve në shtyllat e ndriçimit, bashkia e Tiranës ka lyer dhe trotuaret pranë ambasadës serbe dhe ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Ndërkohë nga Bashkia e Tiarënës ka nisur një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet prej ditësh me agresionin rus.



