“Masterclass-Maria Callas” me Eva Alikaj, premierë në TKOB

“Masterclass-Maria Callas” me Eva Alikaj, premierë në TKOB

Magjia e sopranos legjendare Maria Callas vjen sonte nën interpretimin fantastik të aktores së mirënjohur, Eva Alikaj, në veprën “Master Class – Maria Callas” të autorit Terrence McNally.

Master Class - Maria Callas nga Terrence McNally është një dramë teatrale e frymëzuar nga klasa të vërteta mësimore që sopranoja legjendare, Maria Callas mbajti në fillim të viteve 1970 në Shkollën e Muzikës Juilliard në New York.

Në skenë, ajo shfaqet si një mësuese karizmatike, por e rreptë dhe shpesh cinike, që i mëson nxënësit jo vetëm teknikën vokale, por edhe kërkesat emocionale dhe shpirtërore që kërkon performanca operistike.

Përmes dialogjeve dhe monologjeve, shfaqen kujtime nga jeta e saj personale dhe karriera e saj madhështore, duke përfshirë sukseset dhe sfidat e saj, marrëdhënien me Aristotel Onassis dhe humbjet e saj personale.

Një vepër e jashtëzakonshme, e cila rikthen në skenë aktoren e mirënjohur Eva Alikaj në rolin e legjendës Callas me një kast të mirënjohur artistësh dhe bashkëpunëtorësh nga pas.
Maria Kalas ishte dhe mbeti legjenda e skenave operistike të një shekulli.

Premiera absolute në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nis në ora 20: 00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy