Përurohet kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, e projektuar nga vetë arkitekti në vitet ‘70 (VIDEO)

Përurohet kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, e projektuar nga vetë arkitekti në vitet ‘70 (VIDEO)

Është përuruar sot në Laprakë, kinemaja “Maks Velo”, e cila u projektua nga vetë arkitekti në vitet ‘70

Velo u nda nga jeta 3 javë më parë, por ëndrra e tij, për të cilën punoi gjer në ditët e fundit, para se të sëmurej, u bë sot realitet.

Kinemaja e Laprakës, të cilën arkitekti Velo e kishte projektuar që në vitet ’70, por pas viteve ’90 ishte lënë në harresë, e më pas ishte shkatërruar, për t’u zaptuar e kthyer në një hedhurinë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, motra e Maks Velos, Diana, dhe miku i ngushtë i tij, regjisorit Kujtim Çashku, inspektuan përfundimin e punimeve të kinemasë, e cila tanimë mban edhe emrin e arkitektit të mirënjohur.

“Kur shtohet një kinema në Tiranë, për qytetin është një ditë e mrekullueshme, por është dy herë më e mrekullueshme kur i shtohet një kinema e projektuar nga Maks Velo, e cila nga sot, në nder të tij, do të quhet kinemaja “Maks Velo” në Laprakë. Sa ishte gjallë, Maksi e ndoqi këtë projekt me miqtë italianë dhe kolegët shqiptarë, madje mbaj mend një nga bisedat në atë kohë më të, kur thoshte: ‘Shiko, shumë mirë që po i bëni këto kanalizimet e ujërave të bardha e ujërave të zeza, rrugët dhe trotuaret, këndet e lodrave, por qyteti nuk jeton vetëm me llaç e tulla, qyteti jeton edhe me art, me kulturë, me filma, me teatër dhe nevojat e tjera për ushqimin shpirtëror”, u shpreh Veliaj.

Kinema “Maks Velo” do të shërbejë edhe si qendër për aktivitete kulturore dhe artistike. Ajo do u vijë në ndihmë artistëve të rinj, të cilët mund t’i përdorin këto mjedise për të shfaqur prodhimet e tyre.

Regjisori Kujtim Çashku e vlerësoi këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, e cila gjallëron jetën kulturore nëpër lagjet e kryeqytetit. Ai theksoi se është edhe një gjest simbolik për të treguar sesa i gjatë do jetë rrugëtimi i Maks Velos. “Kam qenë dhe mbetem partizan i politikave policentriste, prej vitesh këmbëngul te kjo. Por, motivi kryesor që më solli këtu është se me Maks Velon kam kaluar një jetë. E quaj një nismë të mirëfilltë pozitive, jam i gëzuar, të gjithë duhet të jemi të gëzuar sepse me këtë gjëst simbolik kuptojmë sa i gjatë do të jetë rrugëtimi i Maks Velos”, tha regjisori Çashku.

Kinema “Maks Velo” ka jo vetëm një sallë multifunksionale, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme si kinema, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, por mjediset e reja të saj u vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të zonës, e cila deri pak vite më parë ishte lënë e harruar duke mos njohur investime nga ana e shtetit. Ky rikonstruksion u mbështet financiarisht edhe nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy