Gjuhë diskriminuese në Art Turbina/ Komisioneri kërkon të merren masa ndaj Kiço Londos (FOTO)

Gjuhë diskriminuese në Art Turbina/ Komisioneri kërkon të merren masa ndaj Kiço Londos (FOTO)

Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes së cilës akuzon drejtorin e teatrit “Art Turbina” Kiço Londo për sjellje të papërgjegjshme, jo ligjore e jo etike, i cili ka kërkuar ndërprerjen e shfaqjes "Sfida", luajtur nga persona me aftësi të kufizuara, përmes presioneve psikologjike e fizike ndaj punonjësve të KMD.

Në ditën e dytë të "Javës Kundër Diskriminimit" u mbajt në Teatrin "Art Turbina" shfaqja Teatrale "Sfida", luajtur nga persona me aftësi të kufizuara. Mirëpritja e publikut ishte e jashtëzakonshme jo vetëm që salla u tejmbush, por edhe duartrokitjet ishin të ngrohta.

Fatkeqësisht shfaqja pati momente kritike në fund të saj, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme, jo ligjore e jo etike të drejtorit të Teatrit z.Kiço Londo, që kërkoi ndërprerjen e saj, përmes presioneve psikologjike e fizike ndaj punonjësve të KMD.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda shpreh zhgënjim të rëndë për sjelljen diskriminuese, gjuhën diskriminuese të z. Londo, mungesës së sensibilitetit dhe arrogancës me familjarët e personave me aftësi të kufizuar.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit zyrtarët më të lartë të ministrisë së Kulturës dhe ministrisë së Shëndetësisë që ishin dëshmitarë të ngjarjes të marrin masa konkrete dhe të parandalojnë situata diskriminuese ndaj të gjithë taksapaguesve.

Për dijeni:

Cc: Elva Margariti, Ogerta Manastirliu Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy