Çelet Galeria e Artit të Tiranës

Çelet Galeria e Artit të Tiranës

Galeria e Artit te Tiranës është institucioni më i ri kulturor që i shtohet kryeqytetit, si shtëpi e re e artistëve të artit pamor dhe adhuruesve të pikturës e skulpturës.

Në çelje të ceremonisë inauguruese të Galerisë së Artit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo galeri u kushtohet punës, jetës dhe veprës së artistëve Arben Bajo dhe Mustafa Arapi, që u ndanë nga jeta për shkak të Covid-19.

“Sot jam dyfish i emocionuar se dy miq si Mustafa Arapi dhe Arben Bajo, që sot nuk janë me ne fizikisht, dy ikona të qytetit tonë, i kemi përjetësuar duke hapur këtë Galeri të qytetit të Tiranës. Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë sesa të kujtonim dy superqytetarë të qytetit në këtë hapje, edhe si një kujtesë që në fakt jeta është shumë e brishtë dhe më vjen mirë në fakt që Arben Bajo dhe Mustafa Arapi janë njerëz që jetuan jetën të plotë dhe lanë një gjurmë dinjitoze për qytetin tonë”. 

GAT do të jetë një Galeri e hapur veçanërisht për artistë të rinj dhe aplikantë në mediumet e reja të artit bashkëkohor. Kjo Galeri do krijojë edhe mundësinë e shumë eventeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si: Kolonia e Artistëve të rinj Europianë, Bienalja e Tiranës, Bienalja e Grafikës, Festivale dhe mediume të ndryshme ndërkombëtare.

Në Galerinë e Artit të Tiranës do të ngrihet edhe Muzeu i Artit Pamor të Tiranës, bazuar mbi bashkëpunimin me artistë nga gjithë Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy