A do të shkojë Bob Dilan për të tërhequr Nobelin në Letërsi?

A do të shkojë Bob Dilan për të tërhequr Nobelin në Letërsi?

Qëkur iu dha Nobeli i Letërsisë, Bob Dilan nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me çmimin prestigjioz. Ai ka vazhduar koncertet e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Duket se para kësaj indiference të këngëtarit tekstshkrues mund të dorëzohet edhe vetë Akademia Suedeze, edhe pse thonë se do ta ftojnë në Stokholm për darkën e fituesve, ku çmimet u dorëzohen atyre nga mbreti Carl XVI Gustaf.

“Në këtë moment nuk kemi asgjë të re. I kemi marrë në telefon dhe u kemi dërguar emaile bashkëpunëtorëve të tij. Kemi marrë përgjigje miqësore. Tani për tani, vetëm kaq”, i ka thënë radios SR, Sara Danius, sekretarja e përhershme e akademisë.

“Nëse nuk do të vijë, nuk do ta bëjë. Ne do të organizojmë një festë të madhe për këtë dhe nderi i përket atij”, ka shtuar ajo.

Që prej shpalljes fitues i Nobelit të Letërsisë, librat e Dilanit i kanë dhjetëfishuar shitjet. Madje, sipas “Amazon”, një prej novelave të tij ka përfunduar sasinë që ishte në treg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy