Palushi: David Selenica, mjeshtër që rilindi traditën bizantine në pikturën shqiptare

Palushi: David Selenica, mjeshtër që rilindi traditën bizantine në pikturën shqiptare

Në pjesën e tretë në emisionit MCN Informacion, fokusi u vendos tek trashëgimia kulturore dhe një prej figurave më të rëndësishme të artit ikonografik shqiptar, David Selenica. Për të folur mbi rolin dhe vlerën e tij në historinë e artit, i ftuar ishte 

 

Studiuesi dhe piktori Ahilino Palushi në ‘MCN Informacion’, e vendosi fokusin tek trashëgimia kulturore dhe një prej figurave më të rëndësishme të artit ikonografik shqiptar, David Selenica.

 

Palushi e cilësoi Selenicën si një nga emrat më të rëndësishëm të pikturës shqiptare, duke theksuar se ai solli një qasje të veçantë në artin e tij, të lidhur ngushtë me traditën bizantine, por edhe me një frymë rigjeneruese që ndikoi brezat pasardhës.

 

Është një nga piktorët më të shquar që kemi. Ai zhvilloi një stil të veçantë, një rikthim drejt periudhës bizantine, duke i dhënë një frymëmarrje të re artit që do të shërbente për brezat e tjerë. Në një farë mënyre, ai rigjeneron vlerat dhe kulturën dhe afrohet me traditën popullore.

 

Sipas tij, vepra e Selenicës nuk mbetet vetëm në kufijtë e një kohe historike, por shtrihet si një pikë referimi për zhvillimin e mëtejshëm të pikturës shqiptare, duke ndërthurur elementë të traditës paleologe me ndjeshmërinë artistike të kohës së tij.

 

Arti i Selenicës dallohet për një shpirt të lirë krijues, ku artisti nuk kërkonte shpërblim material, por përqendrohej në vlerën shpirtërore dhe kulturore të veprës së tij. 

 

Në këtë mënyrë, David Selenica mbetet një figurë kyçe në historinë e artit shqiptar, si një piktor që ndërtoi ura mes traditës dhe një mënyre të re të të shprehurit artistik pasi është e vështirë që në vendin tonë të jepet kontribut në fushën e artit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy