Ndahet nga jeta shkrimtari disident Mehmet Myftiu

Ndahet nga jeta shkrimtari disident Mehmet Myftiu

Shkrimtari Mehmet Myftiu, i njohur dhe i vlerësuar për meritat e tij letrare pas viteve ’90 ka ndërruar jetë sot në moshën  89-vjeçare.

“Unë nuk kam ngut, ndoshta do iki në një ditë dimri, por do më pëlqente të ikja në pranverë”, citon shkrimtarin publicistja dhe shkrimtarja e njohur Elvira Dones, e cila që ndër të parët që lajmëroi ikjen e tij me një lajmërim prekës në rrjetin social “Facebook” ku shpreh miqësinë dhe vlerësimin e saj.

Myftiu konsiderohet ndër themeluesit e letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore. Që në moshën 12-vjeçare u internua nga nazistët në kampin e përqëndrimit në Prishtinë për lidhje me forcat antifashiste dhe pas luftës u dënua edhe nga regjimi komunist, sepse mbrojti lirinë e fjalës së mikut të tij, shkrimtarit Kasëm Trebeshina.

Për veprën e tij “Shkrimtari” u dënua nga regjimi me akuzën se kishte portretizuar Trebeshinën, iu hoq e drejta e botimit dhe punoi cigareshitës për 26 vitet e mbetura të diktaturës. Vepra u botua e plotë në vitin 1995.

Ai është babai i shkrimtares Besa Myftiu dhe gjyshi i këngëtares së mirënjohur të xhazit Elina Duni, të dyja me banim në Zvicër dhe me karrierë të suksesshme artistike brenda dhe jashtë vendit.

Një vit më parë, e bija, Besa, i bëri dhuratë për 88-vjetor publikimin e poezive të tij në librin me titull “Nuk i dua thinjat”.

Përcjellja për në banesën e fundit të Mehmet Myftiut do të bëhet më datë 25 dhjetor, në orën 12:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy