Plácido Domingo akuzohet nga disa gra për ngacmim seksual

Plácido Domingo akuzohet nga disa gra për ngacmim seksual

Tenori i mirënjohur i operas Placido Domingo është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa gra të ndryshme.

Këto të fundit kanë rrëfyer për agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press” se tenori me origjinë spanjolle është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale duke i premtuar favore, ndërsa në disa raste kur është hasur me kundërshtime, edhe duke i keqtrajtuar ato.

Tetë këngëtarë dhe një kërcimtare thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll në raste të ndryshme që zgjatën tre dekada nga fundi i viteve 1980, raportoi Associated Press, transmeton TheGuardian.

Gjashtë gra të tjera pretendojnë se Domingo, që nga viti 1962, i bëri ato të ndjehen të pakëndshëm nga propozimet e tij seksuale.

Rreth 30 personazhe të tjerë të botës së operas kanë deklaruar për ‘AP’ se kanë asistuar në sjelljet jo korrekte, me sfond seksual nga ana e Domingos.Veprimet e tij të pretenduara ishin "një sekret i hapur" në botën e operës, raportoi Associated Press (AP).

Domingo, 78 vjeç, fitues i 14 çmimeve Grammy, i ka përkufizuar akuzat si “thellësisht shqetësuese dhe të pasakta”, duke shtuar: “Akuzat nga këta individë pa emër që datojnë që rreth 30 vjet janë thellësisht shqetësuese dhe të pasakta. Ende është e dhimbshme të dëgjosh që unë mund të kem shqetësuar dikë ose i kam bërë ato të ndjehen të pakëndshëm pa marrë parasysh sa kohë më parë dhe përkundër synimeve të mia. Unë besoja se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale. Njerëzit që më njohin ose që kanë punuar me mua e dinë që unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtojë, ofendojë ose vë në siklet dikë". 

Vetëm një grua, mezzo-sopranoja Patricia Wulf, është pajtuar që emri i saj të përdoret në hetimin e AP. Të tjerët thanë se donin të mbeteshin anonim sepse ata ende punonin në biznes dhe kishin frikë nga hakmarrjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy