Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Teatrin Kombëtar

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Teatrin Kombëtar

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 3 qershor për zhvillimin e seancës që lidhet me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në këtë datë do të shqyrtohet gjithashtu padia e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në kërkesën e tij për Gjykatën Kushtetuese, presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë.

“Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave.

Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe mbi çështjen tjetër në shqyrtim që lidhet me kundërshtimin e ligjit nr.37/2018.

Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, të hyjë në fuqi”, thuhej në kërkesën e Presidentit Meta.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të vitit të kaluar, me vendim të Këshillit Bashkiak. Vendimi u kundërshtua nga opozita dhe shoqëria civile, që më pas u pasua në protesta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy