Në Muzeun Kombëtar u hap ekspozita “Italia, nga vëllezërit Alinari te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”

Në Muzeun Kombëtar u hap ekspozita “Italia, nga vëllezërit Alinari te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”

Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita “Italia, nga vëllezërit Alinari te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”.

Përmes fotografive, kjo ekspozitë shpalos para vizitorëve peizazhe, fragmente e fakte mbresëlënëse nga traditat dhe historia, si dhe pasionin dhe forcën e jashtëzakonshme krijuese të popullit italian.

Syri i fotografëve, përmes teknikave të ndryshme artistike, është ndalur për të fiksuar e dokumentuar ngjarje dhe identitete në periudha të ndryshme kohore.

Ekspozita sjell një rrëfim shumëzërësh përmes imazhesh dhe linjash delikate, ku vështrimi i fotografëve, me anë të tonaliteteve dhe teknikave të ndryshme artistike, tregon evolucionin e një vendi si Italia.

Ajo është e ndarë në tre seksione: peizazhe, vepra dhe portrete, duke vendosur një lloj komunikimi mes të sotmes dhe të shkuarës historike.

Të pranishmit në çeljen e ekspozitës i përshëndeti përfaqësuesi i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggero, i cili theksoi se përherë e më shumë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Italisë e Shqipërisë vijojnë të rriten jo vetëm në fushën e kulturës, po dhe në fusha të tjera.

Nga ana e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se çelja e kësaj ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar është e mirëpritur dhe ngjall shumë interes, duke na afruar më shumë me vendin fqinj.

Ndërkaq ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, falënderoi për organizimin e kësaj ekspozite dhe shtoi se është e nevojshme që të bëhen edhe më shumë shkëmbime në fushën e artit dhe të kulturës mes dy vendeve.

Alinarët, janë si Marubët e fotografisë në Shqipëri. Është e vërtetë ajo që thuhet për fotografinë: ajo vendos në të njëjtën linjë syrin, mendjen dhe zemrën. Dhe kjo ekspozitë na e vërteton këtë.

Ekspozita është kuruar nga Rita Scartoni dhe Luca Criscenti, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Muzeu Historik Kombëtar.

Ajo do të jetë e hapur për vizitorët deri më 25 shtator 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy