
Kompania “Spotify” po punon për të sjellë tekstet e këngëve në platformën e saj, një funksion ky i cili për disa kohë ishte aktiv në versionin desktop, por pastaj u la pas dore.
Testi po realizohet në një numër të kufizuar përdoruesish në disa vende, si Kanadaje, Indonezia dhe Meksika, ku tashmë është e mundur të lexohet plotësisht teksti i këngës që dëgjohet. Shërbimi ofrohet në bashkëpunim me “Musixmatch”.
"Ne konfirmojmë që jemi duke e testuar këtë funksion në një numër të kufizuar të tregjeve, por nuk mund të japim më tepër infformacion", tha një zëdhënës i platformës streaming në “techCrunch”.
Futja e teksteve në këngë është një funksion i ndryshëm nga “Behind the Lyrics”, i cili ka si qëllim thellimin e informacionit mbi një këngë duke alternuar fragmente të ndryshme të pjesës. Kjo lëvizje është një sfidë tjetër për konkurrentin kryesor të tyre “Apple Music”, i cili funksionon vetëm me pajtim dhe i ka prezantuar tekstet e këngëve në një përditësim të iOS 13.
“Spotify” ka 105 milionë përdorues që paguajnë (nga të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2019), kurse “Apple Music” kishte 60 milionë përdorues në qershor. /Ansa/



