12-16 nëntor/ Hapet Panairi i 28-të i Librit me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”

12-16 nëntor/ Hapet Panairi i 28-të i Librit me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”

Pallati i Kongreseve hap sot dyert për edicionin e 28-të të Panairit të Librit, një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare në rajon, që do të zgjasë deri më 16 nëntor.

Për pesë ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një program të pasur me prezantime librash, diskutime, intervista, tryeza letrare dhe takime me autorë e botues.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë; Ina Zhupa, kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën; Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit; Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës, shkrimtari Enkel Demi (Tom Kuka), fitues i çmimit për autorin më të mirë në edicionin e kaluar dhe Milena Selimi, e shpallur përkthyesja më e mirë e panairit 2024.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e cilëson këtë panair si ngjarjen më të madhe të librit në vend, që çdo vit bashkon botues, autorë dhe lexues nga mbarë hapësira shqiptare dhe më gjerë.

Tema e përzgjedhur për këtë edicion është një thënie e Ismail Kadaresë, “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat.”

Ashtu si në vitet e kaluara, panairi do të ketë një kënd të posaçëm për biseda me shkrimtarë, përkthyes, botues dhe kritikë, në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve, ku është vendosur edhe “Sofaja e librit”.

Juria e këtij viti përbëhet nga Elsa Skënderi Rakipllari, Beti Njuma, Maniela Sota, Teuta Dhima dhe Zija Vukaj, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 15 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy