Teologu Ermir Gjinishi, dhe pastori Akil Pano, diskutuan në emisionin “Zonë e Lirë” në lidhje me natyrën e Jezu Krishtit. Pano thotë se Zoti mori një trup njerëzor, duke u mishëruar te Krishti, ndërkohë që Gjiishi thotë se një pohim i tillë bie në kundërshtim me doktrinën e krishterë, ku Zoti nuk ka kufij.

Ermir Gjinishi: “Ajo që unë dhe një pjesë e mirë kontestojnë është natyra e Jezusit, e cila është vendosur nga vendimmarrjet e fetarisë, e autoritetit institucional të Krishtërimit”.
Akil Pano: “Islami e sheh Krishtin si profet. Çështja e natyrës hyjnore të Krishtit është zgjidhur në vitin 325 pas Krishtitit dhe ka qenë Athanasius, te Koncili i Nikeas, i cili del me një qëndrim të argumentuar dhe teologjik, që raporton Krishtin që është shumë më tepër se një njeri. Nëse beson se ngjizja e tij ishte krejt e ndryshëm nga çdo person që ka lindur ndonjëherë në botën tonë…Ngjizja e tij e mbinatyrshme, jeta e tij e mbushur me mrekulli, shërbesa e tij krejt e veçantë…Me Krishtin, të krishterët shohin trupëzimin, mishërimin e Zotit. Zoti merr një trup njerëzor dhe bëhet njeri. Nuk diskutohet natyra e tij që është humane dhe njerëzore".
Ermir Gjinishi: “Kjo bie në kundërshtim me doktrinën e krishterë sepse Zoti s’ka kufij. Në momentin që futet brenda një trupi, atëherë kufizohet”.
Akil Pano: “Të krishterët besojnë në një Perëndi trinitariane, ati, biri dhe shpirti i shenjtë".
Ermir Gjinishu: “Triniteti ka ekzistuar edhe para krishterimit. Ademi është krijuar pa baba dhe nënë, Eva gjithashtu, por Adami dhe Eva s’quhen Zot!”



