“Karvanet e Polifonisë”, 3 ditë koncert në Gjirokastër

“Karvanet e Polifonisë”, 3 ditë koncert në Gjirokastër

“Karvanet e Polifonisë” ishte aktiviteti 3 ditor në qarkun e Gjirokastrës ku pas Tepelenës e Dropullit u ndal edhe në qytetin e gurtë, ku grupet më të spikatura të jugut kanë interpretuar për disa orë, të tilla si grupi i Lunxhërisë, Ergjëria, Folk Group Bilbili Vlorë, Vatra Labe etj.

Stefan Arseni pjese e stafit organizator në një prononcim për mediat e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë event pasi sipas tij ka rëndësi mbajtja gjallë e polifonisë dhe kalimi i saj në brezat e tjerë.

“Kemi zgjedhur grupet më të mira. Është një aktivitet shumë rëndësishëm, me realizimin e tij është qëllimi të mbajmë gjallë polifoninë dhe ta kalojmë atë në brezat e tjerë.

Ndërsa Golik Jaupi, pjesëtar i grupit të Bënçës Tepelenë tha se për të është kënaqësi të këndoj në Gjirokastër, ndërsa theksoi se i vjen mirë që të rinjtë po këndojnë dhe se kënga labe po bëhet e preferuar.

Do marrim pjesë me tre këngë labe. Ka bukurinë e vet ky festival, u bë në Tepelenë, Dropull dhe tani në Gjirokastër. Festivali ka rëndësinë e vet dhe për mua nuk është hera e parë që marr pjesë dhe është kënaqësi të këndoj në Gjirokastër pasi e kam si shtëpinë time. Kënaqësi që realizohen këto festivale të bukura dhe shumë të rinj të moshës së vogël po vazhdojnë të këndojnë. Kënga labe po bëhet e preferuar.

Kjo është hera e parë e organizimit të një eventi të tillë në qarkun e Gjirokastrës. Synimi i këtij aktiviteti është rivitalizimi i vlerave të polifonisë shqiptare.

Një organizim ky i pushtetit vendor, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet programit IPA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy